Ndërlidhjet

UASHINGTON/TEHERAN


Së paku tetë rrëmbyes të aeroplanëve më 11 shtator të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, kishin kaluar nëpër Iran, por nuk ka shenja se qeveria e Iranit ka marrë pjesë në këtë komplot, ka thënë sot ushtruesi i detyrës së drejtorit të agjencisë CIA, John McLaughlin. Ai tha se nuk ishte befasi që rrëmbyesit e aeroplanëve kishin pasur mundësi të kalonin në Iran, duke pasur parasysh, historinë e këtij vendi në mbështetjen e terrorizmit. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Hamid Reza Asefi u tha sot reporterëve në Teheran, se disa operativistë të al-Qaidës, të fajësuar për sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, ndoshta kanë kaluar ilegalisht nëpër Iran nga Afganistani, disa muaj para se të sulmonin në Amerikë, por ai i ka hedhur poshtë si të "fabrikuara" raportet në Shtetet e Bashkuara se ndoshta Teherani ka ndihmuar në sulmet e vitit 2001. Ky zëdhënës ka thënë mëtutje se Amerika po e akuzon Iranin për strehim të al-Qaidës për ta mbuluar "dështimin në Irak".
XS
SM
MD
LG