Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH, BREGU PERËNDIMOR


Persona të armatosur palestinezë kanë shkatërruar sot një zyrë qeveritare palestineze. Raportohet se në qendër të këtyre trazirave është revolta lidhur me emërimin e Moussa Arafatit në krye të shërbimit të sigurimit palestinez. Shumë palestinezë e konsiderojnë kushëririn e liderit, Yasser Arafat si simbol të korrupsionit. Agjencitë e lajmeve raportojnë se kriza aktuale filloi me paraqitjen e dorëheqjes së kryeminsitrit Ahmed Qurei. Thuhet se deri tash, lideri palestinez Arafat ka refuzuar ta pranoj dorëheqjen e zotit Qurei.
XS
SM
MD
LG