Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Zyrtari i lartë i Unmikut për ekonomi, Nikolaus Lambsdorff ka deklaruar se rundi i tretë i privatizimit në Kosovë po zhvillohet nën procedura më rigoroze, që përfshijnë edhe vërtetimin e pronësisë ndaj pasurisë. Këto komente zoti Lambsdorff i bëri në një intervistë për të përditshmen londineze, Financial Times. Kjo gazetë, në numrin e saj të sotëm, mëtutje shkruan se procesi i privatizimit në Kosovë ishte ndërlikuar më tepër se në vendet e tjera ish komuniste për shkak se pasuritë në ish Jugosllavi formalisht ishin pronë e qeverisë qendrore dhe e pronarëve shoqërorë, përfshirë këtu autoritetet lokale, sindikatat dhe këshillat e punëtorëve.
XS
SM
MD
LG