Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministria e mbrojtjes e Irakut ka bërë të ditur sot se militantët mbrëmë vonë kishin vrarë zyrtarin e lartë të kësaj ministrie, Issam Jassem Qassim. Nga të shtënat nga një veturë në lëvizje afër shtëpisë së tij ishte vrarë edhe roja e tij personale. Ndërkaq, sot në orët e hershme, nga shpërthimi i fuqishëm i një cisterne të karburanteve afër një stacioni të policisë në Bagdad u vranë së paku 9 persona dhe u plagosën afro 60 të tjerë. Agjencitë e lajmeve raportojnë se ky ishte shpërthimi i fundit në një varg incidentesh të këtilla vdekjeprurëse që ndodhën gjatë javëve të fundit.
XS
SM
MD
LG