Ndërlidhjet

PARIS


Franca ka reaguar me indinjatë ndaj ftesës së kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, që të gjithë hebrenjtë në Francë të largohen nga ky vend dhe të kthehen në Izrael, për shkak të sulmeve të fundit kundër hebrenjëve. Në kumtesën e ministrisë së jashtme të Francës kjo ftesë vlerësohet si e "papranueshme". Ndaj deklaratës së mbrëmshme të zotit Sharon kanë reaguar edhe politikanë francezë, liderë fetarë e të tjerë.
XS
SM
MD
LG