Ndërlidhjet

SHARONI NË KONFLIKT ME FRANCËN PËR SHKAK TË ANTI - SEMITIZMIT


"The Guardian"



Qeveritë e Parisit dhe Tel Avivit janë konfrontuar rreth anti – semitizmit pasi që kryeministri izraelit Ariel Sharon u bëri thirrje ebreitëve që të braktisin Francën.
Zoti Sharon shpesh thërret ebreitët të migrojnë në Izrael, por kësaj rradhe ai ka fokusuar Francën duke thënë se ata duhet të largohen nga ky vend për shkak të përhapjes së jashtëzakonshme të anti – semitizmit.
"Nëse më duhet t'i këshilloj vëllëzëtit tanë në Francë, atyre do t'u them vetëm një gjë – ejani në Izrael, sa më parë që të jetë e mundur. Unë këtë e them në vazhdimësi, por për ebreitët në Francë kjo është domosdoshmëri dhe këtë duhet ta bëjnë menjiherë", ka thënë kryeministri Sharon.
Komentet e Ariel Sharonit kanë hasur në reagime të menjihershme në Francë, ku gjatë muajve të fundit është shënuar rritje e theksuar e sulmeve ndaj ebreitëve dhe pronës së tyre.
"Kemi kontaktuar menjëherë me autoritetet izraelite dhe kemi kërkuar shpjegim për këto komente të pa-pranueshme", ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës.
Në Francë jetojnë rreth 600 mijë ebreitë, mbi të cilët gjatë vetëm 6 muajve të fundit janë regjistruar rreth 593 sulme. Ato shkruan përfshijnë dëmtimin e varrezave, të sinagogave dhe abuzimet verbale në shkolla.
Më heret gjatë këtij muaji presidenti i Francës Zhak Shirak kishte bërë një apel kombëtar për tolerancë fetare dhe racore si përpjekje për të frenuar sulmet raciste, që siç kishte pranuar Shirak, po përhapeshin me shpejtësi të jashtëzakonshme.
Kryeministri izraelit Sharon pranon se Franca po bën përpjekje për të ndalur sulmet anti – semite, por ftesa e tij për migrim të ebreitëve sinjalizon se ai mendon se Parisi megjithate nuk është duke bërë sa duhet në këtë drejtim.
XS
SM
MD
LG