Ndërlidhjet

BEOGRAD


Pas bisedimeve të ndara me zyrtarët më të lartë në Beograd, sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer, tha se bisedimet e Beogradit dhe të Prishtinës do të mund të ishin të një rëndësie të madhe për stabilitetin e rajonit. Me këtë rast ai u shpreh se Serbia duhet ta ndalë finansimin e strukturave paralele në Kosovë. Duke folur për trazirat e marsit në Kosovë, zoti Scheffer tha se përgjegjësia për këto ngjarje bie në ekstremistët shqiptarë. Sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer tha sot se autoritetet në Beograd duhet të bashkëpunojnë me Tribunalin e Hagës për krime të luftës, nëse dëshirojnë anëtarësimin në programin Partneriteti për Paqe të aleancës.
XS
SM
MD
LG