Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë hetime lidhur me ndonjë rol eventual të Iranit në sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Këto komente zoti Bush i bëri pasi ushtruesi i detyrës së drejtorit të agjencisë CIA, McLughlin tha se disa rrëmbyes të aeroplanëve, që ndërmorën sulmet, kishin kaluar nëpër Iran, por ai tha se nuk ka dëshmi se Teherani ka mbështetur sulmuesit. Në këtë aspekt presidenti Bush, tha:
- Kuptohet ne dëshirojmë ti dimë të gjitha faktet. Drejtori McLaughlin tha se nuk kishte lidhje të drejtëpërdrejtë ndërmjet Iranit dhe sulmeve të 11 shtatorit. Ne do të vazhdojmë të shohim se a ishin të përfshirë iranianët. Një kohë të gjatë kam shprehur shqetësimet e mia lidhur me Iranin, pasi kjo është një shoqëri totalitare.
XS
SM
MD
LG