Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Gloria Arrajo, presidentja e Filipineve ka konfirmuar lirimin e pengut filipinas nga militantët në Irak.
"Sapo fola me të dhe ai gëzon shëndet e humor të mirë. Ai ka përshëndetur gjithë filipinasit që janë lutur për të", tha Arrajo.
Lirmi i 46 vjecarit, Angelo da La Cruiz, i cili punonte si shofer kamioni në Irak, u mundësua vetëm pas tërheqjes së 51 trupave filipinase nga Iraku, kusht ky i vënë nga pengmarrësit.
Në të tjera zhvillime në Irak është vrarë një zyrtar i lartë i Basrës dhe dy truprojat e tij, cfarë është pjesë e serisë së sulmeve kundër drejtuesve irakianë nga militantët. Në Bakuba njoftohet për katër viktima.
Ndërkaq militantët kanë kërkuar sot dhe nga Japonia të tërheqin trupat, ashtu si Filipinet ose të përballen me sulme.
XS
SM
MD
LG