Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Grupi i Kontaktit Plus për Kosovën, në takimin e tij të mbajtur në Prishtinë, mbështeti fuqizimin e autoritetit të institucioneve të Kosovës, punën në hartimin e planit për reformat në pushtetin lokal si dhe vlerësoi pozitivisht procesin e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara gjatë dhunës së marsit. Pas takimit është bërë publike edhe
mbështetja për fuqizimin e institucioneve të Kosovës, pa dëmtuar autoritetin e UNMIK-ut, në fushat e zhvillimit ekonomik, energjisë, rendit e ligjit.
Në të tjera zhvillime drejtuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s, i cili po qëndron në Kosovë ka deklaruar, në fund të vizitës dy ditore se gjendja në vend është përmirësuar dukshëm dhe se NATO-ja do qëndrojë ëpr një kohë të konsiderueshme.
XS
SM
MD
LG