Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Inspektorët e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore do të rikthehen së shpejti në Irak me kërkesë të Ministrit të Jashtëm irakian.
Në të tjera zhvillime është liruar filipinasi 46 vjecar, Angelo da La Cruiz, i cili punonte si shofer kamioni në Irak. Lirimi i tij u mundësua vetëm pas tërheqjes së 51 trupave filipinase nga Iraku, kusht ky i vënë nga pengmarrësit.
Gjatë ditës në Irak është vrarë një zyrtar i lartë i Basrës dhe dy truprojat e tij, cfarë është pjesë e serisë së sulmeve kundër drejtuesve irakianë nga militantët. Në Bakuba njoftohet për katër viktima, kurse në Bagdad është vrarë një ushtar amerikan.
Ndërkaq militantët kanë kërkuar nga Japonia të tërheqë trupat, ashtu si Filipinet ose të përballen me sulme.
XS
SM
MD
LG