Ndërlidhjet

RAMALLAH


Vazhdon kriza lidhur me dorëheqjen e kryeminsitrit palestinez Ahmed Kurei. Udhëheqësi i Autoritetit palestinez, Jaser Arafat nuk e ka pranuar dorëheqjen, derisa vetë Kurei kërkon të largohet nga detyra.
Këshilltari i Arafatit, Nabil Abu Rdeineh, lidhur me krizën në fjalë tha se "presidenti Arafat zyrtarisht ka hedhur poshtë dorëheqjen e kryeminsitrit Kurei, i cili ka thënë se do të ushtrojë detyrën e kryeminsitrit në të ardhmen e afërt dhe i ka të gjitha të drejtat për të bërë ndryshime në kabinet".
Departamenti amerikan i Shtetit lidhur me protestat e fundit në Rripin e Gazës ka theksuar se ato dëshmojnë nevojën e menjëhershme për reforma dhe ndryshime në udhëheqjen palestineze.
XS
SM
MD
LG