Ndërlidhjet

KAJRO


Ministri i jashtëm i Irakut Hoshyar Zebari po takohet sot me zyrtarë të shteteve fqinje dhe Egjiptin për të kërkuar përkrahje të fuqishme në përmirësimin e sigurisë në kufijtë e Irakut.
Zebari tha para takimit në Kajro se Irakut i duhet ndihma rajonale "në vepra e jo në fjalë" për ta stabilizuar vendin.
"Ne presim nga vendet fqinje që të qëndrojnë pranë popullit të Irakut, që të na ndihmojnë me vepra e jo fjalë- dhe të përkrahin pëprjekjet e qeverisë në krijimin e paqes. Kjo është ajo që do t'u kërkoj," ka thënë Zebari.
Zyrtarët irakianë janë ankuar më herët se disa vende fqinje nuk po bëjnë mjaft, dhe madje po lehtësojnë infilitrimin nëpër kufij.
XS
SM
MD
LG