Ndërlidhjet

RAMALLAH


Këshilli Legjislativ i Palestinës përmes një rezolute kërkoi nga lideri Jaser Arafat që të pranojë dorëheqjen e kryeministrit Ahmed Qurei. Ky këshill tha se Autoriteti Palestinez ka dështuar që të kontrolloj situatën politike në territoret palestineze.
Ndërkohë Izraeli është zotuar se do të vazhdojë ndërtimin e barrierave në Bregun Perëndimor pavarësisht nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjitshme të KB-së që kërkon shkatërrimin e barrierës. Këshilltari i kryeministrit Ariel Shraon Dore Gold tha se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë vetveten:
"Pas 1000 fatkeqësive nga sulmet terroriste palestineze dhe afër 150 sulmeve vetëvrasëse, Izraeli ka të drejtë që të përfundojë barrierën mbrojtëse, gardhin e sigurisë, sic është planifikuar në fillim", ka thënë Gold.
XS
SM
MD
LG