Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld ka thënë se nuk planifikon zgjerimin e misionit ushtarak në Irak, por kjo nuk mund të përjashtohet tërësisht, pasi vendi është ende në luftë.
"Kryengritësit po i qëllojnë irakianët që po bashkëpunojnë me qeverinë e re të Irakut. Ata po e sulmojnë infrastrukturën e Irakut. Strategjia e tyre e re po i tregon ata si armiq të popullit të Irakut", ka thënë Ramsfeld në një konferencë në Pentagon. Ndërkaq, shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Amerikane Richard Myers tha se e ardhmja e Irakut është shpresëdhënëse:
"Vetëm 24 ditë pasi morën sovranitetin, komandantët në terren kanë raportuar për një të ardhme shpresëdhënëse për popullin e Irakut. Kjo është një shenjë pozitive e progresit drejt një Iraku më stabil", tha Myers.
XS
SM
MD
LG