Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në raportin final të Komisionit, që ka hetuar sulmet e 11 shtatorit, i cili do të publikohet sot pasdite thuhet se ka pasur dështime të thella institucionale në qeverinë e Shteteve të Bashkuara për të ndaluar sulmet.
Raporti 600 faqesh pritet të publikojë dështimet e administratës së Bill Klintonit dhe të George Bushit, në lejimin e rrjetit terrorist Al Qaida që me 4 aeroplanët e rrëmbyer të kryejë sulmet që lanë të vdekur rreth 3 mijë persona.
XS
SM
MD
LG