Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i deritanishëm i Zyrës Gjermane në Prishtinë, Peter Rondorf, pas takimit lamtumirës me kryetarin Ibrahim Rugova, tha se statusi i Kosovës është i paqartë. Por, ai ka thënë se është optimist se po bëhen hapa përpara në këtë drejtim. Ndërkaq, pas takimit me kreun e AAK-së Ramush Haradinajn, Rondorf, tha se Kosova duhet të jetë shembull për bashkëpunim ndërmjet etniteteve që jetojnë në vend.
UASHINGTON
Presidenti i ri i Serbisë Boris Tadiq ka thënë se Serbia dhe Mali i Zi duhet të zhvillojnë marrëdhënie me Rusinë, por prioritet duhet t'i jepet perëndimit.
"Ne do të rrisim marrëdhëniet tona me Rusinë, por në të njëjtën kohë të gjithë duhet t'i dinë synimet tona për t'iu bashkuar Unionit Evropian", ka thënë Tadiq në Uashington.
XS
SM
MD
LG