Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Diplomati norvegjez Kai Eide, i cili është ngarkuar nga kreu i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, të përgatisë një raport lidhur me reformat e nevojshme në misionin ndërkombëtar të UNMIK-ut, do t'i raportojë Annanit gjatë ditës në Nju Jork.
Annan e Eide pritet të takohen në orët e vona të ditës, derisa sipas burimeve brenda Kombeve të Bashkuara rekomandimet e diplomatit norvegjez parashohin një reformë nga lart –poshtë të misionit ndërkombëtar në Kosovë.
Eide përpara hartimit të rekomandimeve ka vizituar disa herë Kosovën, Serbinë, Vienën dhe Brukselin.
Burimet e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork thanë për "Evropën e Lirë" se në fund të muajit, Anan do paraqesë raportin e tij, i cili besohet do përfshijë dhe rekomandimet e ambasadorit Eide në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG