Ndërlidhjet

STRUGË


Së paku 30 persona janë plagosur në Strugë në protestat që kanë vazhduar deri në mëgjesin e sotëm, ku një grup prej 500 qytetarësh maqedonas kanë sulmuar godinën e LSDM-së në këtë qytet.
Protesta, e cila më pas u kthye në protestë të dhunshme, kishte synim të kundërshtonte paketën ligjore mbi decentralizmin, të miratuar nga Qeveria e Maqedonisë.
Sipas ligjeve në fjalë gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Shkup, derisa Struga është komunë me shumicë shqiptare.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit. Janë shkatërruar automjete të policisë, ushtrisë dhe misionit ndërkombëtar policor në Maqedoni. Protesta u drejtua edhe kundër Minisitrit të Mbrojtjes, Vllado Buckovski, që gjendej në Strugë.
XS
SM
MD
LG