Ndërlidhjet

PRAGË


Më vonë gjatë ditës së sotme, në Kombet e Bashkuara pritet një takim në të cilin diplomati norvegjez, Kai Eide do ta informoj sekretarin e përgjithshëm, Kofi Annan lidhur me raportin e tij për misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Raportohet se me këtë rast do të propozohen reforma në misionin e administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Burime nga Kombet e Bashkuara i thanë Radios "Evropa e Lirë" se gjatë javës së ardhshme, në Këshillin e Sigurimit, Kofi Annani do ta paraqesë raportin e tij, në të cilin mendohet se do të përfshihen edhe rekomandimet e diplomatit norvegjez, Kai Eide.
XS
SM
MD
LG