Ndërlidhjet

SHKUP


Policia e Maqedonisë ka përdorë gazin lotsjellës për ta shpëtuar ministrin Vllado Buçkovski nga demonstruesit maqedonas, që protestonin kundër marrëveshjes për çëshjten e decentralizimit. Policia e evakuoi ministrin e mbrojtjes Buçkovski, i cili për disa orë mbeti i bllokuar në selinë e partisë së tij në Strugë, për shkak se protestuesit gjuanin me gurë dhe me shishe qelqi. Agjencia Reuters, duke u mbështetur në burime policore, raporton se 17 persona, përfshirë edhe policë, janë lënduar në këto trazira, gjatë së cilave u sulmuan edhe dyqanet e pronarëve shqiptarë.
XS
SM
MD
LG