Ndërlidhjet

logo-print

TEL AVIV


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana tha sot se BE-ja do të luaj rol në Lindjen e Mesme. Në këtë aspekt, gjatë qëndrimit në Tel Aviv, zoti Solana, pos tjerash, tha:
-Evropa, siç e dini, është një forcë shumë e rëndësishme ndërkombëtare dhe do të luaj rol, i pëlqeu kjo dikujt ose jo.
Ai mëtutje tha se blloku prej 25 vendeve ka interesa në rajon dhe se për këtë arsye ka të drejtë të marrë pjesë në procesin në Lindjen e Mesme. Kryeminisri i Izraelit, Ariel Sharon tha dje se ai sheh pak gjasë për një rol eventual të Bashkimit Evropian pa një ndryshim të madh në qasjen e tij.
XS
SM
MD
LG