Ndërlidhjet

BAGDAD


Militantët irakianë kanë rrëmbyer një zyrtar të një kompanie shtetërore irakiane, duke ngritur në 9 numrin e të rrëmbyerve brenda javës.
Zyrtarët e Egjiptit, raportohet se janë në bisedimet intensive, për të siguruar lirimin e diplomatit egjiptas, i cili u mor nga militantët si reagim ndaj komentit të kryeministrit egjiptas se do ta ndihmojë Irakun në sferën e sigurisë. Qeveria e Egjiptit, ka thënë se nuk do të dërgojë trupa në Irak.
Në zhvillime të tjera një marins amerikan ka vdekur pas plagëve që mori gjatë luftimeve në provincën e Al Anbarit në Irak.
Vdekja e tij rrit në 900 numrin e trupave amerikane të vrarë gjatë luftës në Irak.
XS
SM
MD
LG