Ndërlidhjet

logo-print

MOORE:"LUFTA KUNDËR TERRORIZMIT - BETEJË E SOFISTIKUAR"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë


RADIO EVROPA E LIRË
Konstatimi i Komisionit shtetëror për sulmet terroriste se administrata e Klintonit dhe Bushit kishin arritur të vlerësonin në masë adekuate rreziqet nga Al Kaida është zbulimi kryesor. Si e komentoni ju këtë vlerësim?

PATRICK MOORE
Sulmet e 11 shtatorit nuk ishin sulmet e para pas të cilave qëndronte Al Kaida. Në kohën ku president ishte Bill Klintoni pati një shpërthim ndaj caqeve amerikane në Jemen dhe sulme ndaj caqeve amerikane dhe izraelite në Afrikën Lindore. Pra, ato nuk ishin sulmet e para. Kuptohet është më lehtë të kritikosh diç që tashmë ka ndodhur... Sidoçoftë, leksionet që nxirren nga ky raport dhe raportet e ngjashme që janë bërë në Britani dhe Austarli sinjalizojnë se nuk bën të llogartitet vetëm në mjetet ushtarake dhe teknologjitë e larta, por duhet edhe faktori njeri në planin e kundërzbulimit, përkatësisht agjentët në teren. Kemi të bëjmë me një formë lufte që kërkon mjete të sofistikuara, madje duke përfshirë edhe format shumë tradicionale të spiunimit. Thjesht kërkohet imagjinatë.

RADIO EVROPA E LIRË
Komisioni ka sugjeruar jo vetëm luftimin e terrorizmit, por edhe betejë kundër rrethanave dhe ideve që shkaktojnë rritje të islamizmit të dhunshëm anti – amerikan?

PATRICK MOORE
Ky është një konstatim shumë i sakt dhe shumë i urtë. Në këtë aspekt është potencuar rëndësia e ndikimit te opinioni publik përmes mejteve siç janë radiot ndërkombëtare. Por, e gjithë kjo sugjeron se kemi të bëjmë me një problem që duhet korrigjuar dhe këtë duhet ta bëjmë vetë ne amerikanët. Megjithate, dikush me të drejtë do të thotë se problemi nuk qëndron në mesin e amerikanëve, por në Lindjen e Mesme. Dikush paradokohe tha: "Ata na urrejnë për faktin që jemi superfuqia e vetme në botë dhe shoqëri moderne dhe demokratike". Pra, në këtë drejtim ne (amerikanët) nuk kemi çfarë të bëjmë, sepse nuk mund të ndryshojmë parimet tona themelore për të kënaqur dikë.
Javëve të fundit duke lexuar për histerinë anti-amerikane në disa media gjermane kam ardhur deri te përfundimi se ne thjesht nuk mund të bëjmë asgjë në këtë drejtim, sepse disa janë të përcaktuar për të na urrejtur. Pse ata na urrejnë është një çështje që ka të bëjë me psikologjinë e tyre dhe jo me ne. Nëse një shkak për urrejtje zhduket, ata gjejnë tjetrin. Ndërkaq, kur flasim për luftën kundër rrethanave që kushtëzojnë anti –amerikanizmin në Lindjen e Mesme ne duhet të kuptojmë se ku mund dhe ku nuk mund të bëjmë ndikim.

RADIO EVROPA E LIRË
"Uashington Post" këto ditë ka bërë këtë pyetje – a është Amerika e përgatitur dhe e zotuar për luftë kundër terrorizmit në planin afatgjatë dhe si të organizohet në këtë aspekt?

PATRICK MOORE
Ç'është e vërteta në këto rrethana ne nuk kemi shumë zgjedhje. Në gjuhën gjermane është një proverb, sipas të cilit - sado që ju jeni paqësor, nëse fqiu është i vendosur të bëjë trazira, paqësori do të ballafaqohet me probleme. Pikërisht me këtë situatë tash ballafaqohemi ne. Shoqëritë e hapura dhe demokratike siç janë ato në Shtetet e Bashkuara, në pjesën tjetër të Amerikës Veriore, në Evropën Perendimore dhe Japoni, janë veçanërisht të lëndueshme nga gjërat, përkatësisht veprimet që i bëjnë terroristët. Pra, nëse jeni të ballafaquar me situatën kur dikush dëshiron t'ju çoj në ajër, atëherë ju nuk keni shumë zgjedhje. Kemi rastin e një shoqërie demokratike siç është Izraeli që me vite ballafaqohet me problemin e terrorizmit. Masat e sigurisë në aeroporte që tash i zbaton Amerika, në Izrael me të drejtë janë zbatuar për shumë vite.
Rrjedhimisht, ne (amerikanët) duhet të kujtojmë proverbin e vjetër gjerman dhe të kuptojm se nëse dikush synon për të na shkaktuar probleme, ne nuk na mbetet shumë zgjedhje, por të mbrojm dhe organizojmë veteveten.

Intervistoi: Melazim KOCI

XS
SM
MD
LG