Ndërlidhjet

logo-print

BOSTON


Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, John Kerry tha se ai do të kundërshtojë cdo lëvizje për shtyerjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, në rast se terroristët kryejnë sulme me qëllim që të prishin procesin e votimit.
"Nuk mund të imagjinoj sinjal më të keq në bote sesa të supozohet kjo, që demokracia më e madhe në botë, mund të prishet nga një akt terrorist", i ka thënë Kerry gazetës Nju Jork Times.
Ai i bëri këto komente pas lëvizjeve të fundit të autoriteteve në Uashington, që po shqyrtojnë mundësinë e shtyerjes së procesit të zgjedhjeve gjatë ndonjë sulmi terrorist.
XS
SM
MD
LG