Ndërlidhjet

TEHERAN


Familja e fotoreporteres kanadeze Zahra Kazemi, e cila u vra derisa ishte në paraburgim në Iran, është zotuar se do të luftojë vendimin e një gjykate të këtij vendi.
Gjykata ka shpallur të pafajshëm një agjent të shërbimeve të zbulimit, që akuzohej se ka vrarë Zahra Kazemin.
Ai është liruar në mungesë provash. Kazemi ka vdekur nga hemorragjia në tru një vit më parë, e shkaktuar nga goditjet në kafkë gjatë marrjes në pyetje. Ajo u arrestua derisa po fotografonte një burg në Teheran.
XS
SM
MD
LG