Ndërlidhjet

SHKUP


Policia ka ngritur akuzat kundër 52 personave në lidhje me protestat e dhunshme të kësaj jave kundër procesit të decentralizimit në Maqedoni, ka kumtuar sot policia. Këta persona janë akuzuar për rrezikim të sigurisë publike dhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë përleshjeve të së premtes, në qytetin e Strugës, u lënduan lehtë 15 protestues dhe 24 policë. Në kumtesën e policisë mëtutje thuhet se lidhur me këto trazira janë marrë në pyetje më se 100 persona dhe shtohet se ende asnjë person nuk është burgosur.
XS
SM
MD
LG