Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kandidati demokrat për president amerikan, John Kerry po udhëheq në hulumtimet e opinionit kundër presidentit aktual George Bush. Sipas hulumtimeve të revistës Time, të publikuara sot, 46% e votuesve do ta mbështesin John Kerryn, 43% do të votojnë për George Bushin, ndërsa 5% e të anketuarve janë shprehur në favor të kandidatit të pavarur, Ralf Nader. 57% të të anketuarve kanë thënë se votimet e tyre do ti mbështesin në mendimin që e kanë për zotin Bush. Kjo do të thotë se ata shprehen se do të votojnë për ose kundër presidentit aktual.
XS
SM
MD
LG