Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian i shoqëroi Shtetet e Bashkuara me kërcënimet me sanksione kundër Sudanit nëse qeveria e këtij vendi nuk e përfundon konfliktin në rajonin e Darfurit. Ministri i jashtëm i Holandës, Ben Bot tha mbrëmë vonë në Bruksel, se "është pothuajse e sigurtë se bashkësia ndërkombëtare do të ndërmarrë masa të mëtejshme nëse situata në Darfur nuk përmirësohet". Këto komente ministri i jashtëm i Holandës, që aktualisht e kryeson Bashkimin Evropian, i bëri pas një takimi me ministrin e jashtëm të Sudanit, Mustafa Osman Ismail.
XS
SM
MD
LG