Ndërlidhjet

PARIS/TEKSAS


Amerikani Lance Armstrong është fitues i garave çiklistike nëpër Francë. Kjo është fitorja e tij e 6 –të e njëpasnjëshme në këtë garë të njohur ndërkombëtare të çiklistëve më të mirë të botës. Agjencitë e lajmeve raportojnë se kjo është hera e parë në historinë e këtyre garave që një person të triumfoj gjashtë herë radhazi. Pas çiklistit amerikan, Armstrong i dyti në plasmanin përfundimtar u radhit gjermani Andreas Kleden, ndërsa pozitën e tretë e zuri italiani Ivan Baso. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Claire Buchan tha sot se presidenti amerikan, George Bush e ka përgëzuar Lance Armstrongun për suksesin e tij në Francë, duke i thënë atij në një bisedë telefonike se "ai është një sportist i jashtëzakonshëm". Raportohet se duke e shikuar në televizion një etapë të garave çiklistike nëpër Francë, presidenti Bush ka thënë se "Armstrongu do të fitoj, edhe unë poashtu do të fitoj", duke aluduar në garën presidenciale amerikane që mbahet më dy nëntor.
XS
SM
MD
LG