Ndërlidhjet

BOSTON


Ish presidenti amerikan Bill Clinton do të jetë folësi kryesor në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, që do të hapet sot në Boston. Senatori John Kerry do ta pranojë zyrtarisht kandidaturën në emër të Partisë Demokrate të enjten, ditën e fundit të kuvendit.
Figurat tjera të rëndësishme që do të flasin në Kuvendin katërditor janë ish presidenti Jimmy Carter, ish nënpresidenti Al Gore e senatorja Hillary Clinton.
Rreth 5 mijë delegatë, 15 mijë mysafirë dhe 15 mijë gazetarë pritet që të përcjellin kuvendin, i cili do të mbahet nën masa të rrepta sigurie.
XS
SM
MD
LG