Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti i Maqedonisë në seancën e sotme po shqyrton paketin e ligjeve të decentralizimit që del nga detyrimi për rrumbullakësimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Debati parlamentar rreth këtyre ligjve do të zgjatë dhjetë ditë, ndërsa që në fillim ai karakterizohet me kundërshtime të ashpra midis deputetëve të shumicës parlamentare dhe atyre të opozitës.
Blloku opozitar, i cili ashpër e kundërshton propozimin qeveritar rreth këtyre ligjeve në mbrëmje do të mbajë protesta masovike.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare, në opozitë, ka braktisur sallën e Parlamentit, në shenjë pakënaqësie sic thanë ata "për obstruksionet e kryeparlamentarit", që nuk ka lejuar këtë parti të thotë qëndrimin lidhur me pakon ligjore rreth decentralizimit.
XS
SM
MD
LG