Ndërlidhjet

TEHERAN


Qeveria iraniane ka ngritur shqetësimin rreth deklaratës së grupit më të madh të armatosur iranian, sipas të cilit ushtarëve të këtij grupi në Irak forcat amerikane i kanë dhënë një status mbrojtës.
Uashingtoni nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë deklaratë të grupit Këshilli Kombëtar i Rezistencës iraniane me qendër në Paris.
Ky grup ka bërë të ditur se luftëtarëve të vet në Irak, të njohur me emrin Muxhahedinët e Popullit, bazuar në Konventën e Gjenevës trupat amerikane i kanë njohur statusin e personave të mbrojtur.
XS
SM
MD
LG