Ndërlidhjet

BOSTON


Ish presidenti amerikan, Bill Clinton duke folur mbrëmë vonë në ditën e parë të konventës kombëtare të demokratëve, tha se "amerika duhet ta luftoj terrorin dhe ta ndërtoj një botë me më shumë partnerë dhe me më pak terroristë". Ish presidneti Bill Clinton pastaj tha:
- Ne duhet ta zgjedhim një kapiten të anijes sonë që është njeri i mirë dhe i guximshëm, njeri që e di se si ta drejtoj anijen nga ujërat e trazuar në një det të qetë dhe qiell të qetë, për bashkësinë tonë më të përsosur. Ky është misioni ynë. Pra le të bashkohemi sonte dhe ti themi Amerikës me zë të qartë dhe të fuqishëm: dërgojeni Kerin.

Në konventë foli edhe ish presidenti Jimmy Carter:
-Shtetet e Bashkuara i kanë izoluar aleatët e vet, i kanë frikësuar miqtë dhe paqëllimshëm i kanë kënaqur armiqtë duke shpallur strategjinë konfuze dhe shqetësuese të "luftës parandaluese". Me aleatët tanë të ndarë, me botën që na urren dhe me Lindjen e Mesme në flakë, ne na duhet John Kerry që ta ripërtijë gjallërinë në luftën globale kundër terrorizmit.

Mbrëmë vonë, në ditën e parë të konventës së demokratëve, foli edhe ish zëvendës-presidenti Al Gore:
-Le të jemi të sigurtë se kësaj radhe do të llogaritet secila votë. Le të jemi të sigurtë se Gjykata Supreme nuk do ta zgjedhë presidentin e ardhshëm dhe se ky president nuk do të jetë ai i cili do ta zgjedhë përbërjen e ardhshme të Gjykatës Supreme.

Në konventën në Boston po marrin pjesë 5 mijë delegatë demokratë dhe afro 15 mijë përkrahës të Partisë Demokratike. Senatori John Kerry, i cili të enjten do të shpallet edhe kandidatë zyrtar i Partisë Demokratike për president amerikan, nesër arrinë në Boston.
XS
SM
MD
LG