Ndërlidhjet

BERLIN


Përfaqësues të opozitës gjermane kanë kërkuar nga qeveria që ta mendoj një koncept të ri politik për Kosovën pas kritikës në llogari të Natos dhe të administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë nga organizata Human Rights Watch. Përfaqësuesi i grupeve opozitare, Kristijan Ruk ka kërkuar nga qeveria që të deklarohet lidhur me vlerësimet e organizatës Human Rights Watch në mënyrë që të mos fitohet përshtypja e një "paaftësie politike". Zoti Ruk ka deklaruar se "mungesa e një koncepti politik për gjithë Ballkanin po ndjehet gjithnjë e më tepër".
XS
SM
MD
LG