Ndërlidhjet

BOSTON


Anëtarët e partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara, sot në ditën e tretë të konventës kombëtare, po përgaditen për shpalljen e John
Kerryt,si kandidat presidencial i Shteteve të Bashkuara. Edhe në ditën e tretë të konventës, demokratët kanë vazhduar me kritikat e drejtuara kah presidenti aktual i Sh.B.A-ve George Bush dhe politikës së tij. Njëherit ata kanë ripërsëritur përkrahjen e tyre ndaj kandidatit presidencial senatorit John Kerry, i cili, siç u tha, do të mbajë vendin e bashkuar.Senatori Eduard Kennedy ka thënë me këtë rast se "Kerry do të përmirësojë raportet e Shteteve të Bashkuara me vendet tjera pas ndarjeve të shkaktuara nga ndërhyrja në Irak.
"Administrata e tashme ka krijuar armiqësi. Në vend se Shtetet e
Bashkuara të bëhen një vend edhe më i sigurt ata e bënë të kundërtën. Ata e bënë edhe më të vështirë fitoren e luftës ndaj terrorizmit-luftës kundër Al-Qaidas. Dhe asnjëra nga këto as që do të ndodh", ka thënë Kennedy.
XS
SM
MD
LG