Ndërlidhjet

KAJRO


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell ka dënuar sulmin e sotëm shkatërrues me autobombë në Bakuba të Irakut duke thënë se sulmuesit duan t'ia mohojnë popullit irakian një jetë në paqe. Ai i bëri këto komente në Kajro, pas takimeve me liderët e Egjiptit me të cilët diskutoi rreth krizës së Lindjen e Mesme dhe përpjekjet për rindërtimin e Irakut.
"Ne diskutuam për Irakun. Unë e falenderova Egjiptin dhe e çmoj ofertën e tij që të ndihmojë në trajinimin e forcave irakiane, që t'i aftësohen irakianët, deri në atë shkallë, kur ata mund ta mbrojnë vetëveten kundër këtyre forcave që po mundohen t'ia mohojnë popullit irakian një jetë me shprese dhe paqe, " ka thënë Powell.
XS
SM
MD
LG