Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 68 persona kanë vdekur dhe 56 janë lënduar nga shpërthimi masiv i një autobombe jashtë një stacioni policor në Bakuba të Irakut.
Po sot, guerilasit kanë vrarë dy ushtarë të forcave ndërkombëtare në provincën e Al Anbarit.
Më herët sulmuesit kanë rrëmbyer tre djemtë e guvernatorit të kësaj province.
Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane tha se 35 kryengritës kanë vdekur dhe 40 janë arrestuar pas një operacioni të përbashkët të forcave ndërkombëtare dhe atyre irakiane në qytetin e Suwariyah-ut në Irak. Janë vrarë edhe 7 ushtarë irakianë.
XS
SM
MD
LG