Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sipas zëdhënses së përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, Kristinë Gajak "Bashkimi Evropian ka kërkuar nga të gjitha bashkësitë etnike në Kosovë, përfshier edhe serbët, që të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit në Kosovë, duke konsideruar njëherit se kjo është mënyra më e mirë për mbrotjen e interesave të tyre. Këto komente vijnë pas thirrjes së kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica, i cili ftoi serbët e Kosovës për mospjesëmarrje në zgjedhje parlamentare të 23 tetorit. " Bashkimi Evropian ende vazhdon ta favorizojë krijimin e një shoqërie multi-etnike në Kosovë dhe se do të angazhohet deri në realizimin e këtij qëllimi", ka thënë me këtë rast zëdhënësja e Havier Solanës, Kristinë Galak.
XS
SM
MD
LG