Ndërlidhjet

BAGDAD


Duke folur sot në Bagdad gjatë një vizite të paparalajmruar, sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell tha se " Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të tejkalojnë sfidat në Irak. Pauell, i cili i befasoi zyrtarët irakien me vizitën e tij të papritur, është takuar edhe me presidentin e përkohshëm irakien Gazi Al-jauar dhe zyrtarë të tjerë. Pas takimeve, Pauell ka ritheksuar përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për qeverinë e përkohëshme irakiane. "Ritheksova vendosmërinë dhe përkushtimin tonë për të mbajtur raporte të mira me qeverinë e përkohëshme, sikurse që edhe ata vet janë duke punuar në procesin e demokracisë, natyrisht duke u bazuar në lirinë dhe të drejtat e njerut në Irak. Jemi të vetëdijshëm, se do të ballafaqohemi me sfida gjatë javëve që vijnë, mirpo jemi të gatshëm ti tejkalojmë", ka thënë Pauell. Është kjo vizita e parë e Kolin Pauellit në Irak që nga dorëzimi i pushtetit nga Shtetet e Bashkuara tek autoritetet irakiane.
XS
SM
MD
LG