Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Së paku 15 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 200 të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një gazsjellësi që ndodhi sot në jug të Belgjikës. Ministri i Shëndetësisë, Kerim Iburki, ka thënë me këtë rast se numri i të plagosurve mund të jetë edhe më i madhë. Ndërkohë, zyrtarë të këtij rajoni kanë bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur nën tokë, përderisa punëtorët ishin duke rregulluar disa linja të gazsjellësit nga porti i Belgjikës Zibrugi për në veri të Francës. Zyrtarë belg kanë njoftuar se shumica e viktimave kishin dalë për të blerë në Qendrën Tregëtare "Gislengien", 30 kilometra në veriperendim të Brukselit.
XS
SM
MD
LG