Ndërlidhjet

logo-print

TASHKENT


Tri shpërthime të fuqishme me bomba vetëvrasëse kanë ndodhur sot në Tashkent të Uzbekistanit. Bëhet e ditur se shpërthimi i parë ndodhi pranë ambasadës izraelite në Tashkent, më pas në ambasadën e Shteteve të Bashkuara si dhe pranë zyrës së prokurorit të përgjithshëm. Si pasojë e këtyre sulmeve dy persona kanë humbur jetën ndërkaq nëntë të tjerë janë plagosur. Radioja izraelite ka njoftuar se sulmi para ambasadës izraelite ka ndodhur pas shpërthimit të një bombe vetëvrasëse, mirpo ambasadori izraelit në Uzbekistan nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për dëme të tjera.
XS
SM
MD
LG