Ndërlidhjet

NJU JORK


Në raportin e tij për Kosovën, diplomati norvegjez, Kai Eide i ka rekomanduar Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, kalim më të shpejtë të kompetencave në administratën vendëse, i kanë thënë agjencisë Reuters burime diplomatike. Në këtë raport, mëtutje, është rekomanduar rishqyrtimi i politikës sipas së cilës Kosova duhet ta plotësoj listën e gjatë të standardeve para se Bashkësia ndërkombëtare ta shqyrtoj çështjen e statusit final të Kosovës. Në këtë aspekt, informon mëtutje agjencia Reuters, duke u mbështetur në burime diplomatike, politika e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, "standardet para statusit", do të ndryshohej në kuptimin që të identifikohen standardet më të rëndësishme, e pastaj të bëhej fokusimi në arritjen e shpejtë të tyre. Diplomatët kanë thënë se ata tash presin që një kornizë kohore për marrjen e vendimit për statusin final të Kosovës do të përcaktohet në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG