Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Nga shpërthimi i djeshëm, i gypave të gazsjellësit, në jug të Belgjikës, mbetën të vdekur 15 persona ndërkaq më shumë se 200 janë lënduar. Pas shpërthimit kryeministri belg, Gi Verhofshtad vlerësoi se kjo është një katastrof kombëtare për vendin."Vendi ynë sot mban ditë zie në nder të viktimave të djeshme. Me këtë rast qeveria dhe qytetarët, familjeve të viktimave ju dërgon ngushëllimet më të sinqerta", ka thënë kryeministri Verhofshtad. Shpërthimi i djeshëm nëntokësor ndodhi përderisa punëtorët ishin duke rregulluar disa linja të gazsjellësit nga porti i Belgjikës Zibrugi për në veri të Francës.
XS
SM
MD
LG