Ndërlidhjet

VARSHAVË


Muzeu i parë, që i përkushtohet viktimave të kryengritjes së Varshavës të vitit 1944 kundër nacizmit, është hapur sot po në Varshavë. Kryeministri polak, Marek Belka tha me këtë rast se "ky muze është një realitet dhe përkujtim për të gjithë polakët". Përpjekjet për të shpartalluar Nacizmin në këtë vend filluan 60 vite më parë dhe përfunduan me vdekjen e 200 mijë njerëzve dhe rrafshimin e kryeqytetit polak Varshavë. Kremtimi i kësaj kryengritjeje që ka filluar dje, do të zgjasë tre ditë. Ndërkohë është bërë e ditur se në ceremoninë e nesërme, pritet të marrin pjesë kancelari gjerman Gerhard Shreder si dhe sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell.
XS
SM
MD
LG