Ndërlidhjet

logo-print

MOORE: DEMOKRATËT ANGAZHOHEN PËR PRANI TË FUQISHME TË SHBA-ve NË BALLKAN


RADIO EVROPA E LIRË
Kandidati presidencial Xhon Keri ditë më parë ka sinjalizuar se nëse ai fiton në zgjedhjet e nëntorit, Ballkani sërish do të jetë prioritet i politikës së jashtme të Amerikës. Si e komentoni ju këtë pozicionim të senatorit Keri?

PATRICK MOORE
Si në çdo vend me zgjedhje demokratike duhet të jeni të kujdesshëm rreth deklarimit të kandidatëve presidencial gjatë fushatës zgjedhore. Zgjedhjet e fundit në Amerikë janë vendosur nga vetëm disa qindra vota në Floridë. Rrjedhimisht, edhe në këto zgjedhje kandidatët presidencialë do të angazhohen të përfitojnë çdo votë të mundshme. Pavarësisht nga kjo mua më gëzon fakti që Keri synon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin sërish rolin prijës në Ballkan dhe jo të lejojnë pasivitet dhe bartje të rolit prijës te Unioni Evropian.

RADIO EVROPA E LIRË
Xhon Keri gjithashtu ka thënë se në rast të fitores së tij, Shtetet e Bashkuara në Kosovë do të kenë rolin prijës dhe se Uashingtoni nuk do të lejoj që si në rastin e Bosnjës, Kosova të bëhet prioritet ekskluziv i Unionit Evropian?

PATRICK MOORE
Viteve të fundit në në SHBA mësuam disa gjëra për Unionin Evropian. Mbase të gjithë nuk e dijnë se trendi i integrimeve evropiane është sponsoruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi ishte afrimi i vendeve evropiane dhe bashkëpunimi i tyre i ndërsjell dhe paqësor me shpresën se nëse janë më afër njëra tjetrës dhe bashkëpunojnë ngusht nuk do të kemi në Luftë të Tretë Botërore. Ky eksperiment është treguar i sukseshëm në kuptimin e formimit të një supershteti, por që nuk është duke u treguar mjaft transparent dhe i shoqëruar me një burokratizëm. Siç e kemi parë nga çasja e Unionit Evropian ndaj Malit të Zi, por edhe Kosovës në Unionin Evropian ka edhe veprime arrogante. Në këtë kontekst kisha dëshiruar që që rolin prijës në Kosovë ta ketë një shtet që ka institucione të përgjegjshme dhe të zgjedhura në rrugë transparente. Këtë rol më së miri mund ta luajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse nuk kisha dëshiruar që në Kosovë një formë e kolonializmit të zëvendësohet me një formë tjetër kolonializmi.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Mur, disa analistë thonë se ka dallime ndërmjet republikanëve dhe demokratëve kur bëhet fjalë për politikën ndaj Ballkanit. A pajtoheni ju me këto qëndrime?

PATRICK MOORE
Siç thashë edhe më lartë ende nuk e dijmë me siguri 100% se çafrë do të bënin demokratët nëse fitojnë zgjedhjet. Ne tash disponojmë këtë kumtesë të zotit Keri dhe gjithashtu një editorial në "Uashington Times" të senatorit Bajden ku ai gjithashtu ka bërë disa vlerësime të ngjashme me ato të Kerit. Pra, demokratët insistojnë për një rol aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (në Ballkan) dhe mos-lejimin e kalimit të iniciativës dhe rolit prijës te evropianët. Pavarësisht nëse do të zgjedhjet sekretar shteti nëse Keri fiton zgjedhjet, në këto prononcime hetojmë gjurmët e
zotit Holbruk si diç tipike për te dhe që konsiston në aktivizim të Shteteve të Bashkuara në Ballkan dhe zgjidhje më të shpejt të statusit të Kosovës. Gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 200 Kondoliza Rajs kishte thënë se do të dëshironte tërheqjen e trupave amerikane nga Ballkani. Dhe pikërisht këtu qëndron dallimi ndërmjet republikanëve dhe demokratëve. Ky është vetëm njëq ëndrim i imi personal pa ndonjë mbështetje në ndonjë burim. Pra, republikanët do të dëshironin një rol minimal në Evropë, që e gjithë forca të fokusohet në Lindjen e Mesme. Ndërkaq, demokratët synojnë të mos braktisin Ballkanin dhe të mos ia lënë ate historisë duke qenë të pranishëm në më shumë pjesë të botës dhe jo vetëm në Lindjen e Mesme.

Intervistoi: Melazim KOCI

XS
SM
MD
LG