Ndërlidhjet

BERLIN


Ish kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi në një intervistë dhënë revistës gjermane "Der Spiegel", në numrin që pritet të dalë në treg të hënën, citohet nga agjencitë e lajmeve të ketë thënë se "qeveria e Kosovës, është e bazuar de-facto në struktura mafioze". Bukoshi, sipas agjencive, në këtë intervistë, ka akuzar për korrupsion të gjitha partitë qeveritare përfshirë edhe atë të presidentit Rugova, të cilat, sipas tij, manipulojnë me tenderat dhe privatizimin". Nëse ne do të kishim një sistem të drejtësisë funksional, shumica e këtyre ministrave dhe zyrtarëve do të duhej të jepnin dorëheqje, citojnë agjencitë e lajmeve intervistën e Bukoshit, që pritet të del hënën.
XS
SM
MD
LG