Ndërlidhjet

VARSHAVË


Me një ceremoni tre ditore në Varshavë të Polonisë, po përkujtohet kryengritja e Varshavës kundër nacizmit që filloi në vitin 1944. Me këtë rast sot, po në Varshavë, është hapur muzeu i parë që i përkushtohet 200 mijë viktimave të kësaj kryengritjeje. Me këtë rast, kryeministri polak, Marek Belka tha se "ky muze është një realitet dhe përkujtim për të gjithë polakët". Ndërkaq në ceremoninë e nesërme që njëherit shënohet 60 vjetori i fillimit të kryengritjes që zgjati 63 ditë, pritet të marrin pjesë kancelari gjerman Gerhard Shreder si dhe sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell.
XS
SM
MD
LG