Ndërlidhjet

SUDAN


Qeveria sudaneze ka kundërshtuar sot afatin që i është caktuar në rezolutën e Kombeve të Bashkuara rreth stabilizimit të situatës së rajonin e Darfurit. Megjithatë ata janë pajtuar që të ndërmarrin masat e nevojshme, duke shtuar se kjo kërkon kohë më shumë se sa afati i caktuar. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga qeveria sudaneze që në afat prej 30 ditësh, të çarmatosë militantët arabë, të cilët akuzohen për dhunë dhe krizë humanitare në rajonin e Darfurit.
XS
SM
MD
LG