Ndërlidhjet

logo-print

VARSHAVË


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, ka vlerësuar përkushtimin e Polonisë në koalicionin në Irak, dhe njëherësh ka ftuar polakët të ndihmojnë popullin e Irakut. Pauell në një konferencë për shtyp së bashku me ministrin polak për punë të Jashtme, të mbajtur sot në Varshavë, ka thënë se "pikërisht tani populli i Irakut është duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar përkrahje më të madhe.
Liria paguhet me jetë, mirëpo është shumë ë rëndësishme. Ne duhet t'ju ofrojmë përkrahje popullit të Irakut, sikurse që edhe ata vet mundohen të ndërtojnë një jetë më të mirë. 25 milion njerëz janë liruar nga tirania, diktatura tani më është përmbysur, dhe populli i Irakut është duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar përkrahje", ka thënë Pauell, gjatë qëndrimit në Poloni.
Polonia, është një nga vendet që ka përkrahur Shtetet e Bashkuara për luftën në Irak dhe ka dërguar rreth 2 mijë e 500 trupa atje. Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell, gjatë qëndrimit të tij të sotëm në kryeqytetin polak, ka marë pjesë në ceremoninë e 60 vjetorit të kryengritjes së Varshavës kundër nacizmit. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kancelari gjerman Gerhard Shreder.
XS
SM
MD
LG